Sërish lëkundje në Shqipëri, tani 4.5 shkallë

Një tërmet tjetër është ndjerë sërish në Shqipëri para pak minutash.

Tërmeti është vlerësuar të jetë 4.5 shkallë të rihterit.

Shqipëria ka ndjerë lëkundje të vazhdueshme që nga 26 nëntori kur u godit nga një tërmet 6.4 ballësh.

Tërmeti i së martës la mbi 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të pastrehë.

Mijëra njerëz nga Shqipëria tashmë kanë ardhur të strehohen në Kosovë.