Droga e kapur në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Sekuestrohet kokainë e marihuanë në Gjilan

Dy djem janë arrestuar pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe para.

“Gjatë kontrollit njësiti relevant policor ka gjete dhe sekuestruar: 15.5 gram substanca të dyshuara të llojit Kokainë, 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, 1.3 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Hashash, një tabletë Ekstazi, 1 peshore digjitale, 3 grindera për marihuanë, 365 euro kesh para dhe 20 franga.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, dje rreth orës 18:00 dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.