Sekuestrohen mbi 140 kavanoz me mjaltë në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga tri raste të ndara gjatë ditës së djeshme në Prevallë, kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 146 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë kaçkavall, të cilat dyshohet se nga Maqedonia Veriore.

Në të tri rastet, policia njofton se janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.