Foto: Kosovo Police
Kontrabandimi i 2 mijë kg mjaltë, i dyshuari i ik Policisë
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës kishte njoftuar se kanë arritur që të parandalojnë kontrabandimin e 2 mijë kilogramëve mjaltë.
Lidhur me ngjarjen Policia ka dhënë detaje duke treguar se kombi me të cilin është tentuar që të kontrabandohej mjaltë, ishte gjetur i braktisur dhe se personi i cili ishte duke e vozitur atë, e që është i panjohur nga Policia, ka ikur.
Sipas njoftimit të Policisë janë konfiskuar rreth 2000 kavanoz me mjaltë.
Tutje Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Debellde të Vitisë, rreth orës 11:30.
Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, me vendim të prokurorit malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.
Policia ka njoftuar se ngjarja është duke u hetuar nga njësitet relevante.
Kujtojmë se dje gjatë ditës Policia ka thënë se ekzistojnë dyshimet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e 2 mijë kilogramëve mjaltë