Ilustrim, Foto: Policia e Kosovës

Në Ferizaj e Han të Elezit konfiskohen mbi 7 mijë kilogramë mjaltë pa origjinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot mbi 7 mijë kilogramë mjaltë të cilat dyshohet se janë pa origjinë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5 mijë 33 kilogramë mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2 mijë e 75 kilogramë mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Me autorizimin e prokurorit nga Prokuroria në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës, inspektorët e AUV-it dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës 
Foto: Policia e Kosovës