Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sekuestrohen armë dhe fishekë në dy shtëpi në Zveçan

Një pushkë gjuetie me 20 fishekë dhe një pushkë tjetër me 72 fishekë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në shtëpinë e një burri në Zveçan.

Por, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Ndërkohë, në shtëpinë e një gruaje, po në Zveçan, janë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 15 fishekë.

Rasti ka ndodhur më 11.06.2024.

Sipas njoftimit të Policisë, edhe ky rast do të trajtohet në procedurë të rregullt.