Seanca e Kuvendit nis me vonesë, përplasje në mes të Besnik Tahirit dhe Glauk Konjufcës

Sot është duke vazhduar seanca e kuvendit të Kosovës që kishte nisur qysh ditën e djeshme.

Seanca e Kuvendit ka nisur me vonesë, dhe për këtë arsye ka pasur përplasje midis deputetit të AAK-së dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Tahiri ka sot është ftuar një seancë e cila po fillon me 43 minuta vonesë.

“Ora është 11 e 43 minuta dhe ne po fillojmë me 43 minuta vonesë. Për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare ne si grup nuk kemi shkuar në pushim. Nëse s’fillon seanca me kohë na lajmëroni që mos me ndejëtë si huta”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa kryetari i Kuvendit tha se për të seanca ka mundur të fillojë qysh në ora 08:00.

“Unë e kom provuar Besnik me të prit ty në këtë kuvend edhe 30 minuta, mund ta gjejë seancën kur edhe t’kam  prit, unë jam mësuar me ardhë në Kuvend edhe kur kanë qenë vetëm pesë deputetë”, ka thënë Konjufca.

Lidhur më këtë është deklaruar edhe Avni Dehari, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“A e lojmë këtë të kaluarën sepse këto parregullsi na kanë përcjellë. Sot e tutje kur të caktohet koha të jemi të gjithë”, ka thënë Dehari.

Lidhur më këtë deklarim të deputetit Dehari, kryetari i Kuvendit është ‘betuar’.

“Unë betohem për veti, tash secili deklarohuni për veti masi po doni me bo politikë me pjesëmarrje”, ka thënë Konjufca.