“Save the Children” thotë se në Mozambik po vriten fëmijët

Agjensia e ndihmës “Save the Children” thotë se militantët islamikë ua prenë kokat fëmijëve të moshës 11 vjeç në provincën veriore të Mozambikut, Cabo Delgado.

Një nënë i tha agjencisë se djali i saj 12-vjeçar u vra në këtë mënyrë afër vendit ku ajo ishte fshehur me fëmijët e saj të tjerë, transmeton rtv21.tv. Më shumë se 2 mijë e 500 njerëz janë vrarë dhe 700 mijë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur filloi një kryengritje islamike në vitin 2017. Militantët janë të lidhur me grupin Shteti Islamik.

Në raportin e tij, “Save the Children” tha se kishte folur me familjet e zhvendosura që raportuan skena të tmerrshme në provincën e pasur me gaz. Chance Briggs, drejtori i vendit të “Save the Children” në Mozambik, tha se raportet e sulmeve ndaj fëmijëve “na sëmurin deri në thelb”.

“Kjo dhunë duhet të ndalet dhe familjet e zhvendosura duhet të mbështeten”, ka thënë Briggs.