
Sali Berisha - Foto: Facebook/SaliBerisha
Sali Berisha kujton takimin e parë me ish-presidentin Rugova
17.2.2023 - 22:26
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka publikuar një fotografi bashkë me ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Sipas Berishës, ky ishte takimi i parë mes tyre.
“Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën”- ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.
Kosova të premten po shënon 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.