Rukiqi: Lëvizja e punëtorëve lejohet edhe një orë pas fillimit të orës policore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se puntorët e bizneseve të cilët operojnë në komunat në zonën e kuqe, janë lejuar të lëvizin deri në një orë pas fillimit të orës policore duke prezentuar vërtetimin për orarin e punës.

Rukiqi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se edhe puntorëve që punojnë me turne u është lejuar lëvizja një orë pas nisjës së orës policore por duke poseduar vërtetimin e lëvizjës të lëshuar nga ATK.

Njoftim i plotë i Rukiqit:

Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese për dy çështje:

1) Punëtoret që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore, mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë, pas fillimit të orës policore. Të njejtit duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në ora 19;

2) Për punëtorët e kompanive që e kanë të organizuar punën me turne, nga sektoret që ju lejohet veprimtaria, pra që punojnë edhe pas orës 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.

Qendra Operative e Ministrisë të Punëve të Brendshme e ka përcjellur informaten tek policia në menyrë që të mos ketë asnjë pengesë në lëvizjet e punëtorëve.