Shpejtësia e kundërvajtësit të parë. Foto: Policia e Kosovës

Rruga Mitrovicë-Prishtinë, kapet duke vozitur 110 km/h në zonën 40 km/h, këto janë masat ndaj shoferit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara.

Në njoftim është thënë se ndaj kundërvajtësit të parë për tejkalim të shpejtësisë në 123 kilometra në orë në zonë 50 kilometra është shqiptuar gjoba prej 300 euro.

Po ashtu Policia ka thënë se ndaj tij janë shqiptuar tre pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.

Përderisa për kundërvajtësin e dytë për tejkalim të shpejtësisë në 110 km/h në orë në zonën 40 km/h është shqiptuar gjoba prej 500 euro.

Ndaj të njëjtit Policia ka shqiptuar edhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit me mjet motorik prej një viti.

Shpejtësia e kundërvajtësit të parë. Foto: Policia e Kosovës
Shpejtësia e kundërvajtësit të dytë. Foto: Policia e Kosovës