Ilustrim

Rrëzohet një helikopter, 4 të vdekur

Katër persona kanë vdekur, një është plagosur dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur pas një përplasjeje helikopteri në Norvegji.

Aksidenti ndodhi në veri të vendit, afër Alta dhe besohet se është i lidhur me festivalin muzikor “Hostsprell”.

Qendra Kombëtare Norvegjeze e shpëtimit dhe urgjencës tha se mori një njoftim pasditen e së shtunës në lidhje me një përplasje të helikopterit në jug-perëndim të qytetit të Alta.

Pesë pasagjerë dhe një pilot ishin në bordin e helikopterit, transmeton rtv21.tv.

Asnjë shkak nuk u dha për aksidentin dhe ende nuk dihet identiteti i atyre që ishin në bord.

Raportet e shtypit norvegjez thanë që helikopteri po merrte pasagjerët në festivalin muzikor “Hostprell”, organizatorët e të cilit kishin ofruar udhëtime me helikopter.

Sipas një postimi në Facebook, koncertet e parapara janë anuluar. Shkaku i përplasjes është duke u hetuar./21Media