Rreth 30 persona të lënduar në një aksident trafiku në Vragoli

Një aksident trafiku me rreth 30 të lënduar ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje”- tha rasniqi.

“Numri i personave të lënduar është rreth 30 persona” –  tha tutje zëdhënësi Krasniqi.