Rrënimi i Teatrit, arrestohen 37 protestues, një polic po trajtohet në spital

Policia shqiptare ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit për rrënimin e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se po vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Po ashtu, Policia e Shtetit ua ka përkujtuar qytetarëve dhe drejtuesve politikë se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të aktit normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet, thotë Policia.

“Gjithashtu apelojmë fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës”, thuhet në njoftim.

Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.