Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi i Shqipe Selimit - LIVE

E ftuara e sontme në “Kallxo Pernime” është kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Selimi.

Në këtë intervistë Shqipe Selimi ka folur për karrierën e saj politike dhe vendimin për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Selimi ka folur edhe për periudhën e luftës dhe pjesëmarrjen e saj në luftë.

Shqipe Selimi thotë se LVV e ka nderuar duke ia dhënë numrin 10 në listë, derisa thotë se nuk është aty për ta zëvendësuar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin.

Ajo ka folur edhe për bordet politike dhe procesin e privatizimit.

Po ashtu në këtë interviste, Shqipe Selimi tregon se cilat do të jenë fushat në të cilat ajo do të angazhohet nëse do të bëhet deputete.

Në pjesën e dytë të emisionit të ftuar janë Nenad Rashiq nga PDP, Duda Baljenga SDU, Anesa Qolakoviq nga NDS dhe Sllavisha Petkoviq nga SDS.

Të ftuarit në debat flasin për problemet të cilat janë duke ndodhur në radhët e komuniteteve, më saktësisht pazaret me votat e komuniteteve pakicë dhe rrezikun që Lista Serbe t’i kontrollojë vendet e rezervuara për boshnjakët, romët dhe disa komunitete të tjera.