Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shqipe Selimi tregon se në cilat fushat do të angazhohet në Parlament

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Shqipe Selimi, në “Kallxo Pernime” ka treguar se cilat do të jenë temat që ajo do t’i shtyjë përpara nëse do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

“Përveç aspektit të sigurisë, do të jem një zë i fuqishëm për barazinë gjinore, për gratë e për të rinjtë. Shumë nana sot ankohen se fëmijët e tyre po presin nëpër ambasada për një vizë e me ikë prej Kosovës. Unë do të kontribuoj në këtë anë”, tha Selimi në “Kallxo Pernime”.

“Unë besoj që në Kuvendin e Kosovës do të kontribuoj në FSK e në Polici, në çështjet e sigurisë”, shtoi ajo.