Rrebesh shiu e breshër në Gjilan, uji përmbytë rrugët (VIDEO)

Disa nga rrugët e komunës së Gjilanit janë përmbytur pas një rrebesh shiu që ka përfshirë këtë komunë para pak çastesh.

Në fotografitë dhe videot që kanë dërguar lexuesit në KALLXO.com, shihet se uji në rrugën “Mulla Idrizi” dhe në lagjen “Dardania” janë përplot me ujë.

Madje, në disa prej lokaleve përreth rrugës, uji ka depërtuar brenda tyre, kanë thënë për KALLXO.com, lexuesit.