Policia e Kosovës

Rrahje në Obiliq, katër persona përfundojnë në spital e katër të tjerë arrestohen

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi janë përfshirë në një rrahje me katër persona të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në fshatin Plemetin të Obiliqit.