ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Rrahje ndërmjet të burgosurve në Burgun e Dubravës

Tre të burgosur në Burgun e Dubravës janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i gjithë rasti ka filluar pas një mosmarrëveshje, ku dy të burgosur e kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori.