Rrahen 4 persona mes vete në Klinë, dy ikin, një arrestohet dhe një përfundon në spital

Katër persona të premten në Klinë janë përfshirë në një rrahje fizike.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si rrjedhojë, njëri prej të përfshierve në rrahje është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa njër nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët gjenden në kërkim policor.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Klinë rreth orës 21:00.