Rizvanolli:  Situata me energji elektrike është e jashtëzakonshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se situata më energji elektrike në vend është e jashtëzakonshme. Kjo sipas saj për shkak të çmimit të lartë të importit të energjisë elektrike.

Ajo theksoi se për muajt nëntor dhe dhjetor janë shpenzuar mbi 12 milionë euro për import të rrymës.

“Një ndër sfidat kryesore që po përballën shtetet, është kriza energjetike si shkak i ngritjes së çmimeve të gazit. Ne kemi pasur një situatë të mirë deri në fillimin e nëntorit, por me rritjen e kërkesës është rritur edhe importi. Është një situatë e jashtëzakonshme sepse importi është shumë i shtrenjtë. Prej momentit që ka filluar kriza në botë, ne kemi qenë në kontakt me KEDS, KEK dhe akterë tjerë”, tha ajo.

Rizvanolli tha se situata me energji do të jetë edhe më e rënduar gjatë 36 orëve të ardhshme pasi njëri bllok i termocentralit B do të jetë jashtë funksionit.

“KEK operon me dy blloqe të A dhe dy blloqe të B, KEK ka bërë përpjekje që të funksionalizoj bllokun e trete të ‘Kosova A’, nuk ka qenë i suksesshëm. Sot është dashur që një bllok i ‘Kosova B’ të ndalohet për 36 orë. Në tri ditët e ardhshme do të jetë edhe më e rënduar situata me energjinë”, theksoi ajo gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Ekonomi.

ZRrE hap procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave: Do të ketë rritje të çmimit të rrymës për të pakten 5%