Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Rinumërohen 390 nga 530 vendvotimet e parapara

 

Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani ka përfunduar mbi gjysmën e rinumërimit të vendvotimeve.

Kështu e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë që janë rinumëruar 390 vendvotime nga 530.

“Deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 390 vendvotime apo 73.72% nga 530 sa janë planifikuar”, Valmir Elezi.

Pas rinumërimit do të filloj numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

KQZ-së javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 530 kutive vie pas parregullsive në rezultate të cilat janë hasur.