Rikthehen në funksion pajisjet për radio-terapi që u dëmtuan nga shiu në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë kthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

“Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht”, thuhet në njoftim.

Tutje, është falënderuar Ministria  Shëndetësisë në  Shqipëri që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë.

Ditë më parë KALLXO.com ka raportuar se shiu ka nxjerr jashtë funksionit dy pajisjet e rrezatimit në QKUK.

Shiu nxjerr jashtë funksionit dy pajisjet e rrezatimit në QKUK, pacientët mbesin pa trajtim