Observatori astronomik. Foto: UNMIK/Facebook

Rihapet observatoriumi astronomik në Prishtinë

Më 13 korrik është rihapur observatoriumi astornomik për vrojtime qiellore në Prishtinë.

Rikthimi i kësaj qendre u bë me iniciativë të Klubit të Astronomëve të Kosovës, dhe ndihmë nga Komuna e Prishtinës e misioni UNMIK.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili përmes rrjetit Facebook bëri të ditur se do e përkrahin këtë klub në rrugëtimin për rikthim të kësaj hapësire.

“Observatoriumi astronomik për vrojtime qiellore, po i rikthehet Prishtinës. Prej sot, në zemër të kryeqytetit, në Pallatin e Rinisë, Observatoriumi astronomik i Prishtinës do të jetë i hapur për gjithë qytetarët! Astronomy Club of Kosova e sigurova se në rrugëtimin për ta rikthy këtë qendër në një hapësirë të këndshme për gjithë komunitetin, neve do të na ketë përkrah!”, ka shkruar Rama.

Ky observator nuk ka qenë funksional nga vitet ’80-ta.

Observatori do të jetë i hapur për qytetarët për vëzhgime qiellore nga Klubi i Astronomëve të Kosovës.

Observatori, Foto: Perparim Rama/Facebook
Observatori, Foto: Perparim Rama/Facebook