‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.

Mbyllet festivali ‘Beerfest Kosova’ 2023 - FOTO

Performancat muzikore të këngëtarëve të njohur të muzikës argëtuese kanë mbyllur natën e 11 korrikut në festivalin tradicional të birrës, “Beerfest Kosova” 2023, i cili u mbajtë në kryeqytetin.

Këtë vit, festivali i birrës erdhi me një pamje të re, koncept të ri e me një program artistik.

Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 4 netët më radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra dhe pije tjera.

Mbi 30 emra të njohur të skenës shqiptare janë prezantuar gjatë katër netëve sa zgjati ky edicion.

Këngtarët si: Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Yll Limani, PINT : MC Kresha & Lyrical Son, Nita Latifi, Dren Abazi, Shpat Deda, Offchestra, Ya nina, Dipna Fona, David Dreshaj, Secret 47, Adrian & Xhurim Dema, Dj Caboo etj, me performancat e tyre kanë elektrizuar publikun gjatë 4 netëve të këtij festivali.

Festivali “Beerfest Kosova” 2023 ishte planifikuar të mbahet nga 7 deri me 10 korrik 2023, por u shty për një ditë për shkak të motit të keq.

Festivali “Beerfest Kosova” 2023 u mbajtë nga 8 deri më 11 korrik 2023 në Parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.
‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.

 

‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.

 

‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.