default

Kadri Rahimaj përball premtimeve për sigurinë publike

Në kërkim të mandatit të parë për të udhëhequr me Komunën e Kamenicës, Kadri Rahimaj, në “DebatPernime” kishte shpalosur planet e tij për sigurinë publike. 

Rahimaj në vitin 2021 thoshte se do të punojnë ngushtë me këshillin komunal për siguri në bashkësi (KKSB) dhe me organet e rendit.

Në këtë mërnyrë ai deklaronte se personat e identifikuar do t’i integrojnë në shoqëri përmes subvencionimeve ose edhe në ofrimin e praktikave me pagesë. 

“Do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me këshillin komunal për siguri në bashkësi dhe me policinë, do të tentojmë që personat e identifikuar t’i integrojmë në shoqëri përmes subvencionimit në biznese ose në ofrimin e praktikave me pagesë” – thoshte Rahimaj.

Gjithashtu, Rahimaj e kishte konsideruar të rëndesishme që të fuqizojnë edhe këshillat rinor, dhe kësisji premtonte rifunksionalizimin e Këshillit Rinor të Veprimit Lokal (KRVL).

“Konsiderojë që është e rendërsishme që të fuqizohen edhe këshillat rinor sepse si KVRL si organizatë rinore është defunksionalizu dhe KRVL mendoj që kish me lujtë rolin sensibilueze tek rinia jonë dhe kjo fushatë do të ketë efekt në parandalimin rreqive në të ardhmen” – u shpreh Rahimaj. 

Pas një viti qeverisje, KALLXO.com ka kërkuar raportin nga Komuna e Kamenicës.

Kadri Rahimaj në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se mbledhjet e KKSB-së mbahen në mënyrë të rregulltë, në të cilat thotë se diskutohet çështja e sigurisë së Komunës në detaje por edhe përgatiten idetë për fushata sensibiluzese ndaj dukurive negative sociale.

“Mbledhjet e Këshillit janë të rregullta kur përbrenda janë akter të sigurisë, klerikë fetarë dhe akterë të cilët i ka emeru kuvendin komunal. Në këto mbledhje diskutojmë për sigurinë në bashkësi, tash një lloj fati që Kamenica është një qytet i qetë, dhe nuk është që cenohemi shumë në sferën e sigurisë” – ka thënë ai.

Rahimaj ka përmendur një rast në të cilën një qiftë nga Kamenica kishte shkuar në zonat e luftës. Ai thotë se qifti nuk ishte kthyer i gjallë, kurse dy fëmijtë që janë në Kosovë, përkatësisht të zhvendosur në Gjilan, qendra për punë sociale ndanë 100 euro në muaj për secilin nga dy fëmijët. 

“Kam shiku raportet e kalume, është një qiftë që ka shku në luftë në Siri dhe nuk janë kthyer të gjallë, kanë lënë dy fëmijë njëri i viti 2017 tjetri 2016. Fëmijët janë në përkujdesje të gjyshërit e tyre. Janë trajtu prej qendres për punë sociale, edhe tash nuk jetojnë në Kamenicë janë zhvendos në Gjilan edhe si rast ne jemi duke i bërë përpjeket e fundit që me i transferu të qendra për punë sociale në Gjilan që me e vazhdu përkujdesjen sepse ndihmohen në baza mujore 100 euro për mbulimin e shpenzimeve, rrjedhimisht për të dytë i bjen 200 euro” – ka deklaruar kryetari Rahimaj për KALLXO.com 

Ndërkaq, për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), Rahimaj ka thënë se është rifunksionalizuar në pranverën e këtij viti. 

Ai thotë se ndryshe nga komunat tjera në vend, ka vendosur që te kategoria e subvencioneve të vendoset një kategori specifikisht për të rinjtë. Rahimaj thotë se në këtë kategori hyjnë dy organizatat që janë aktive në Kamenicë – KVRL dhe Fanar. 

Vlera buxhetore e subvencionimit thotë se është mbi 5 mijë euro.

“Kamenica e ka pasur KVRL-në por është defunksionalizuar për shkak të ndërhyrjeve politike, me ardhjen tonë e kemi rifunskionalizuar në pranverë të këtij viti e kemi hapë një qendër të re e cila quhet Fanar ku të rinjtë janë tepër aktiv, realizojnë aktivite që ata i projektojnë ne vetëm i mbështesim.

“Kamenica ka ndarë një buxhet për të rinjtë mbi 5 mijë euro. Një linj buxhetor për aktivitete që ata i planifikojnë, kërkesa ime ka qenë 5 mijë minimalisht, kjo ka qenë edhe premtim i imi politik. Pra, është hap kod i ri, që është në kategorinë e subvencioneve, të rinjtë e bëjnë planin e punës 1 vjeçare, janë këtu KVRL dhe organizata Fanar. Këto të dyja bashkëpunojnë, kanë hapësiren e vetë në shtëpinë e kulturës i kanë gjashtë salla” – u shpreh ai.

Komuna e Kamenicës në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar në vazhdimësi aktivitetet e KVRL-së dhe Qendres Rinore Fanar. 

Së fundmi më 22 nëntor, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me të rinjtë e organizatës rinore KVRL, ka marrë pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Rinisë e cila është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përderisa në faqen zyrtare të KVRL-së Kamenica më datën 8 nëntor kanë publikuar aktivitetin e tyre më titullin “”TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË”

KALLXO.com ka kontaktuar me KVRL-në në Kamenicë të cilët kanë deklaruar se KVRL është rifunksionalizuar në ditën e Rinisë, në muajin gusht. Kryetare e KVRL-së është Ereblina Haxhiu.

KVRL thotë se kanë një përkrahje “shumë të mirë” në të gjitha aktivitetet nga ana e Komunës. Sepse sipas tyre, Kryetari për herë të parë ndan një buxhet për KVRL.

“Aktivitet e KVRL jane ne bashkepunim me Qendren Rinore “Fanar” me të cilët kemi punuar në planin strategjik për 1 vit për të gjitha aktivitet në bashkëpunim me të rinjët e Kamenicës dhe Drejtorine e Rinisë Kulturës dhe Sportit gjithashtu edhe me Zyrtarin e Rinisë.”

“Të rinjtë e Kamenicës janë rikthyer në Qendrat Rinore me një vullnet shumë të madhë të cilët kanë zgjedhur personalisht të largohen nga kafiteritë e qytetit dhe gjërave të cilat janë në dëmtimin e tyre si të rinjë” – thuhet në përgjigjen e KVRL-së. 

Në listën e subvencioneve që Komuna e Kamenicës ka ndarë më 21 mars 2022 figurojnë tetë organizata joqeveritare që kanë përfituar mjete. 

Më së shumti, 5 mijë euro ka përfituar Orkestra Frymore me emrin e projektit “koncerte”. Më tej, 2 mijë e 700 euro i ka marrë Dancing House për balet për fëmijë. 1 mijë e 500 euro ka përfituar OVLUÇK me aktivitete kulturore ruajtja dhe promovimi i vlerave të UÇK-së. Kurse të tjerat organizata kanë përfituar nga 1 mijë euro.