Suspendohet zyrtari policor, u shoqërua me një person që dyshohet se posedonte lëndë narkotike

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Kamenicë, i cili paraprakisht ishte suspenduar për 72 orë.

Polici në fjalë dyshohet se më 5 shtator 2023, deri sa ka qenë në detyrë dyshohet se është shoqëruar me një person të dyshuar tek i cili është gjetur një substancë e dyshuar narkotike.

IPK ka thënë se në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast penal për veprën penale “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Tutje është thënë se zyrtari policor i dyshuar, me rekomandim të IPK-së dhe me vendim të Drejtorit Rajonal Gjilan, është suspenduar për 72 orë.

IPK shtoi se me një vendim tjetër më datë 7 shtator 2023 është rekomanduar vazhdimi i suspendimit pasi që në këtë rast duhet të ndërmerren veprime hetimore nga IPK.