Foto: Zjarrfikësat Kamenicë/Facebook

Shembet dheu dhe e zë një person, zjarrfikësit e Kamenicës arrijnë ta nxjerrin të gjallë

Dheu i shembur e ka zënë një person në një kanal, mirëpo falë intervenimit të Zjarrfikësve të Kamenicës, personi i bllokuar është nxjerrë i gjallë.

Kështu është njoftuar nga ana e njësitit të Zjarrfikësve në Facebook.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga zjarrfikëst, arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal” – thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Kamenicës.

Tutje është lënë një mesazh me përmbajtjen “Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë!”

Në këtë postim po ashtu është bashkëngjitur edhe një video e shkurtër ku shihet intervenimi i zjarrfikësve në këtë rast.