CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e mbi 1,900 mostrave të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuat se nga 1,904 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, 14 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste positive”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.