Reshjet e shiut krijojnë deponi të mbeturinave në Veternik të Prishtinës

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në Kosovë, përfshirë edhe kryeqytetin kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje anembanë Kosovës.

Në lagjen Veternik të Prishtinës, një qytetar ka dërguar fotografi në adresë ta KALLXO.com, në të cilën shihet që si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve, ka krijuar një deponi të mbeturinave, në rrugën ‘Shkupi’.

Ditëve të fundit Kosova është përballur me reshje të shumta të shiut dhe të borës, që ka sjellur vështirësi te disa rajone në vend, sidomos rajoni i Dukagjinit, ku është përballur edhe me përmbytje.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

FOTO – Përmbytjet në Kosuriq të Pejës