FOTO - Përmbytjet në Kosuriq të Pejës

Ditëve të fundit Kosova është përballur me reshje të shumta të shiut dhe të borës, që ka sjellur vështirësi te disa rajone në vend, sidomos rajoni i Dukagjinit, ku është përballur edhe me përmbytje.

Një qytetar nga fshati Kosuriq i komunës së Pejës ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet uji që ka depërtuar edhe brenda në shtëpi, duke shkaktuar dëme.

Fotografitë gjithashtu tregojnë edhe rrugën e përmbytur që lidh fshatin Kosuriq me fshatin Llugaxhi, po ashtu të komunës së Pejës.