‘Republika e Karrotës ’ performanca e artistit I am I

Përballë Qeverisë, një mbulesë e kaltërt me disa karrota mbi të, të cilat simbolizojnë flamurin e Kosovës  të shoqëruara me disa kavanozë me mjaltë, duke zëvendësuar yjet e flamurit të Kosovës, është perfomanca e radhës nga artisti ‘I am I’ apo ‘Unë jam Unë’.

“Për me na kojtë karrotën në e kanë ly me mjaltë”, është titulli i kësaj performance.

Ai përmes kësaj performance Kosovën e ka quajtuar ‘Carrota Republic’ apo ‘Republika e Karrotës’.

Përmes kësaj ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Uashington.

“Katër ditë pas marrëveshjes në Uashington D.C ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘për me naj kojtë karrotën na e kanë ly me mjaltë’”, thotë ai për KALLXO.com.

Sipas tij karrota simbolizon mashtrimin që na është servuar, por në mënyrë që të duket ‘më e shijshme’ është lyer me mjaltë.

Në fotografitë e tij performuese shihet lepuri, që sipas artistit simbolizon fshehtësinë për ndarjen territoriale që është nisur nga Ujmani.

“Lepuri vazhdon të fshihet në ndarjen territorial që u nis me Ujmanin si parapërgatitje”, shprehet tutje artisti.

Kjo është pjesa e dytë e performancës së kaluar, ku e përshkruante Kosovën si një shtet i bananeve.