‘Varfëria ka mbiemër’, protesta artistike e "I am I"

Dy këmbët në një këpucë, xhepa bosh e disa monedha në karton ku tregon datën e ditës së sotme, në bluzë ka shkruar  ‘Lufta dhe Paqja’, ‘Liria dhe Varfëria’… Në këtë formë ka protestuar artisti ‘Unë jam Unë’ në bulevardin “Bill Clinton”, përderisa priste në semafor në sekondën e 99, me të cilët ka simbolizuar vitin 1999.

Artisti gjithashtu në dorë mban pankartë të shkruar ‘Varfëria ka mbiemër’, në anën e majtë të pankartës ka vendosur një qese me bukë ku ka kërkuar ‘Drejtësi për mirëqenien tonë’.

“Unë jam Unë”, apo “I am I” ka prezantuar protestën e tij të radhës për ngjarjet e fundit në Kosovë përmes fotografive të postuara në rrjete sociale.

Artisti ka protestuar edhe për ngjarje të tjera.