Protestë artistike - 'Ka virus, s’ka ministër'

I Am I (Unë jam unë) është autori i shumë protestave simbolike kundrejtë aktualitetit në Kosovë.

“Ka virus, nuk ka ministër. Bravo Armend!”, është protesta e ‘I Am I’, ndaj situatës pandemike dhe politike në Kosovë.

“MINISTËR SYTË E COVID-IT I KI! VIRUSI NUK KA SY! MOS IA JEPNI SYTË JU!” ka shkruar autori duke publikuar disa foto para Ministrisë së Shëndetësisë, me sy të mbuluar me maskë.

‘I am I’ (Unë jam unë), është emri artistik i tij, dhe njihet për protestat e tij artistike si ajo ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin, revoltimet ndaj politikës, të drejtat e grave.