COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rekord infektimesh me COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, plotë 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Virusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk arritën t’i mbijetojnë 4 pacientë, ndërsa janë shëruar 130.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20,358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622,068 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 12,159 sosh.