Mjegulla në Fushë Kosovë

Rekomandimet e policisë për vozitje në mjegull

Policia ka dhënë disa udhëzime për siguri në komunikacion gjatë kohës kur ka mjegull.

Disa prej tyre janë të përdoren dritat e mjegullës, pasi mjegulla mund të krijojë iluzion optik dhe mbajtja në kontroll e shpejtësisë së lëvizjes, thuhet në publikim.

Sipas policisë, duhet të mbahet të mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.

“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë të iu shohin”-thuhet në njoftimin e policisë.

Në raste kur mjegulla krijon iluzion optik kanë rekomanduar të mbahet vëmendja dhe të ulet shpejtësia.

Për këtë sipas tyre është e rëndësishme përdorimi i dritave të gjata sepse e bën më të dukshme automjetin tuaj për shoferët e tjerë.