Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.