Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë pritet të zhvillohet sot

Një raund i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë do të zhvillohet sot, raporton CNN.

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.

“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN të mërkurën.

“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari.

Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA , tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.

Sot, janë bërë një javë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë. Trupat e presidentit Vladimir Putin kanë pushtuar disa nga rajonet kufitare të Ukrainës dhe po i shtojnë sulmet ndaj Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë  zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./CNN