Raportohet për të plagosur në Vjenë pas të shtënave me armë zjarri

Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e përleshjeve me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë.

“Ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër – ka persona të plagosur – rrini larg vendeve publike dhe transportit publik”, ka thënë policia.

Redaktori i të përditshmes Falter ka thënë se një person është vrarë, teksa ka cituar Ministrinë e Brendshme, e cila nuk ka qenë e qasshme për koment, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

E përditshmja Kronen Zeitung ka raportuar se një sinagogë është sulmuar.

Ajo dhe disa media tjera kanë thënë se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në zonën afër sheshit Schwedenplatz./REL