Ilustrim

Raportohet për një person të zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim për zhdukjen e një personi në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, ankuesi ka thënë se personi i zhdukur më 1 prill të këtij viti, rreth orës 09:30 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është duke u hetuar nga zyrtarët policorë.