Arkiv

Ramush Haradinaj premton rritjen e pagave në sektorin privat

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar fond një milliard eurosh si plan për rimëkëmbje ekonomike.

Haradinaj këto premtime i bëri gjatë vizitës së tij në një nga bizneset në Bardhosh.

Ai tha se ky fond do të përfshijë fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë ringjalljen e ekonomisë, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

Postimi i tij i plotë:

Ndërmarrësit kosovarë janë shtylla kryesore e ekonomisë sonë.

Si President i ardhshëm i vendit dhe me një Aleancë të fortë në Parlament dhe Qeveri, do të sigurojmë zbatimin e planit tonë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik. Fondi një miliardësh, i cili përfshin edhe fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë ringjalljen e ekonomisë, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

Gjatë vizitës së sotme në “Erc Trade” në Bardhosh, bashkëbisedova me punëtorët dhe menaxhmentin, rreth Programit të Aleancës 2021 – 2025.

I lumtur që plani ynë ekonomik i përpiluar me kujdes, brenda parametrave të realizueshëm, i mbulon kërkesat e tyre.