Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova
Pas zhvillimeve në veri të vendit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj.
Sipas Ramës, sa më shumë zgjatet ky konflikt, aq më shumë lëndohet Kosova.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”- ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetin social “Twitter”.
Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! pic.twitter.com/hkvzeIS3Ow
— Edi Rama (@ediramaal) May 29, 2023
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se rreth 25 ushtarë nga kontingjenti shumëkombësh, janë plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.