Ilustrim

Rahovec, në gjendje të dehur babai gjuan me armë djalin

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Rahovec pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 6 gusht derisa rasti po vazhdon të hetohet.