Ilustrim

Malishevë, gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, i bastiset shtëpia nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një ahengu familjar në fshatin Kërvasari të Malishevës, një person ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Më pas të njëjtit i është kontrolluar shtëpia, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.