Gjuajtje me armë në drejtim të një veture në Leposaviq

Një qytetar shtetas, kosovar ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë lëvizjes me veturë natën në Leposaviq, persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të makinës së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kalibrit, 7.65 milimetra.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.