Rahovec, digjet objekti me ushqim të bagëtive

Një objekt në të cilin është vendosur ushqimi për bagëtitë është djegur dje në Rahovec.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Sipas viktimës si pasojë e zjarrit ishin djegur rreth 500 duaj ushqim i bagëtive vlera e të cilëve rreth 1300 euro, dhe dyshon se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i panjohur”, thuhet në njoftim.