Foto: BBC/Reuters

Qytetet që Wagner pretendon se kontrollon: Cila është rëndësia e tyre?

Grupi mercenar Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, dhe raportet tregojnë se ka marrë objekte në Voronezh – më në veri të Rusisë.

Qyteti Rostov ka luajtur rol kyç që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion – strehon selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë.

Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.

Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov.

Qyteti shtrihet në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe kryeqytetit Moskë dhe është qendra kryesore hekurudhore.

Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse.

Të premten mbrëma, forcat e sigurisë në Rusi u shtuan, interneti u kufizua dhe kamionë ushtarakë u panë në rrugët e Moskës.

Këtë rebelim të grupit mercenar, presidneti i Rusisë Vladimir Putin e ka quajtur tradhëti dhe thikë pas shpine, derisa u betua se do dënojë veprimin. BBC

Putin për grupin Wagner: Këto veprime ‘thikë pas shpine për njerëzit tanë’