Ilustrim

Qytetari raporton në Polici se vetura e parkuar në oborr iu godit nga plumbi bredharak

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e tij, e parkuar në oborr i është goditur nga një plumb bredharak, nga një drejtim i panjohur.

Nga plumbi i janë dëmtuar xhamat e dritave. Policia raporton se nuk ka të lënduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shtime.