Ilustrim

Qytetari në Vushtrri gjen një granatë dore të pashpërthyer

Të martën një qytetar në Vushtrri ka raportuar se ka gjetur një granatë dore.

Policia bën të ditur se njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes.

Ndërsa njësia e Policisë për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.

Lidhur me rastin, policia thekson se ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore.