Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria shpronëson toka për memorial dhe asfalt

Qeveria sot ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Han të Elezit, Vushtrri dhe Drenas pë realizimin e projekteve me interes publik.

Sipas ministrit e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçit, prona në Han të Elezit do të shpronësohet për realizimin e projektit “Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca” 1999.

Ndërsa, për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë- Mitrovicë, segmenti Gojbulë- Smrekovicë do të shpronësohen zonat kadastrale në Smrekonicë, Dobërllukë, Bajskë, Sllatinë, Vushtrri dhe Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

Kurse, në komunën e Drenasit do të shpronësohen pronat e paluajshtme ish-shoqërore për e disa projekteve në këtë komunë.